Vetëvritet mjeku i Arbër Zenelit, ishte i infektuar me koronavirus
Reims është shokuar sonte pasi mjeku i skuadrës, Bernard Gonzalez ka kryer vetëvrasje pasi ka dalë pozitiv me koronavirus.
Sipas “Le Parisien” 60 vjeçari humbi jetën në shtëpinë e tij gjatë ditës së sotme, duke e lidhur vdekjen me virusin COVID-19.
Mjeku ishte në karantinë me gruan e tij e cila gjithashtu kishte virusin kur ndodhi incidenti.
Ai besohet se ka shkruar një shkrim para vetëvrasjes, duke shpjeguar arsyet që vrau veten.
Kujtojmë se ai ka qenë mjek edhe i sulmuesit të Kosovës, Arbër Zeneli. /IndeksOnline/
Médecin. Artiste. Stadiste.
— Stade de Reims (@StadeDeReims) April 5, 2020
Docteur Gonzalez.
? pic.twitter.com/Wlw6Bbr7gc