Vetëvritet një grua në Gjakovë, policia jep detaje

Një grua ka vrarë sot vetën në qytetin e Gjakovës.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Marin Barleti” teksa ishte raportuar rreth orës 11:00.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
Ai ka thënë se viktima ishte gjetur e varur në banjon e banesës, nga familjarët.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, e cila aktin e vetëvrasjes dyshohet ta ketë kryer duke u varur me një shall” tha Gjurkaj për Indeksonline.
Tutje, ai pohoi se familjarët kishin njoftuar se viktima vuante nga depresioni dhe se ishte me terapi.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha ekipet përgjegjëse si dhe njësia e hetimeve rajonale. Ndërsa, prokurori kujdestar ka urdhëruar që trupi i pa jetë i viktimes të dërgohet në IML për obduksion” njofoti Gjurkaj.