75 Mall Live Search
21:23 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / OSH

Vetëvritet një person i moshuar në Komoran

Një person ka kryer aktin e vetëvrasjes në Komoran të Drenasit.

Trupi i pajetë i një 70 vjeçari u gjet në një shtëpi banimi të martën në mbrëmje.

IndeksOnline mëson se i moshuari dyshohet se qëlloi vetën me armë zjarri.

Njësitet përkatëse të policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Ende nuk dihen motivet që dërguan të moshuarin të kryej vetëvrasje.

IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar në lidhje me rastin.