19:16 / E Premte, 24 Maj 2024 / MSH

Vetëvritet një police 21-vjeçare në Shqipëri

Një efektive e policisë në komisariatin numër 5 në Kamëz i ka dhënë fund jetës pasditen e kësaj të premteje.

Efektivja është identifikuar si A.Loshi, 21 vjeçe. Ajo ishte e vetme në shtëpi kur i ka dhënë fund jetës jetës me armën e shërbimit, shkruan TopChannel.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije se kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të hapur derën e banesës së saj.

Ajo jetonte në Tiranë, por prej një viti e gjysmë punonte në komisariatin numër 5 që ndodhet në Kamëz.