Vetingu/ LDK nuk i shkon në takim Kurtit

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti u ka bërë ftesë krerëve të partive parlamentare të opozitës: Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për tu takuar dhe për të diskutuar për procesin e Vetingut.
Kjo ftesë ka ardhur pas opinionit të pranuar nga Komisioni i Venecias. I pari që shkoi në takim me Kurtin ishte kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar takimin me Kryeministrin Kurti, ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë deklaruar se do të japin kontributin e tyre në Kuvendin e Kosovës./IndeksOnline/