14:02 / E Diele, 12 Janar 2020 / indeksADMonline

Vetitë e erëzave për dobësim

Meritë janë pikërisht vetit e tyre të mira të njohura që prej antikitetit dhe të shfrytëzuara gjithmonë në kuzhinën orientale.

Të përdorura prej shekujsh në vendet e origjinës, erëzat janë të pasura me virtyte të mrekullueshme. Japin një aromë të veçantë ushqimit të përditshëm dhe janë një aleat i vlefshëm për linjat trupore dhe për shëndetin. Përveç se na sigurojnë shumë kripëra, vitamina, antioksidantë të çmuar për organizmin ato ju bëjnë të shpenzoni me pak kalori dhe ju ndihmojnë për të qëndruar në formë.

Erëzat janë zëvendësues të mirë të kripe dhe sheqerit. Për shkak të aromës së tyre të theksuar shafrani, xenxilli, kanella janë në gjendje për të korrigjuar shijen e ushqimeve duke dalluar nga antipasta deri tek ëmbëlsirat. Ato janë aleat të mire për të parandaluar diabetin, hipertensionin, sëmundje kardiovaskulare dhe kilogramët e tepërt.

Luftojnë fryrjen. Shume erëza kanë një sasi të lartë të antioksidanteve të cilët favorizojnë qarkullimin e gjakut dhe ndihmojnë për të luftuar fryrjen dhe ndjenjen e rëndesës.