75 Mall Live Search
20:17 / E Martë, 28 Korrik 2020 / indeksADMonline

Vetizolohet deputeti Bulliqi, ka simptoma të COVID-19

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, është vetizoluar pas shfaqjes së simptomave të Covid-19.

Këtë e bëri të ditur për IndeksOnline vet deputeti.

“Jam me simptoma, jam në vetizolim”, tha shkurt ai.

Bulliqi nuk tregoi nëse tashmë e ka bërë testin e koronavirusit.

Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës, nëse rezulton pozitiv me koronavirus bëhet deputeti i dytë nga Vetvendosje që është i infektuar.

Ditë më parë edhe deputeti  Fitim Uka ka rezultuar pozitiv me Covid-19./IndeksOnline/