Veton Berisha: Deputetët t’i thërrasin mendjes – nuk shkohet kështu me bllokadë të pafundme

Deputeti Veton Berisha është deklaruar për media pak para fillimit të seancës së sotme, duke shprehur shpresën se bllokada aktuale në kuvend do të tejkalohet.
“Po shpresoj që do të dalë diçka nga ky takim konsultativ. Edhe njëherë po bëj thirrje që secili t’i thërrasë mendjes dhe ta bëjmë kuvendin funksional sa më parë. Shpresoj që sot do të ketë lëvizje, sepse kështu nuk mund të vazhdohet me një bllokadë të pafundshme”, u shpreh Berisha.
Kujtojmë se seanca e fundit ishte ndërprerë, pasi Glauk Konjufca kishte kërkuar kohë shtesë me arsyetimin se partia fituese e zgjedhjeve nuk i kishte votat e mjaftueshme për të zgjedhur kryetarin e kuvendit.
Në dy votime të mëparshme, kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk arriti të zgjidhet kryetare e kuvendit.