Veton Berisha thotë se ka me qenë pjesë e kabinetit qeveritar
Veton Berisha pret se do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar të Qeverisë Kurti 3, por megjithatë thotë se nuk kanë diskutuar detaje, por shton se do të votojë Kryetarin e Kuvendit, sikurse kishe bërë dhe në të kaluarën.
Ai tha se mbi të gjitha, e rëndësishme është të fillojë puna e institucioneve.
“Edhe herën e kaluar kanë votuar kryetarin vazhdimisht. Vazhdojë sepse konsiderojë që është obligim për mua me kry obligimin tim në Kuvend dhe sigurisht të shohim propozimet. Besoj që do të jem pjesë e kabinetit qeveritar, pro nuk e di çka, sepse nuk e kemi diskutuar. Jam për me vazhdu institucionet, e me fillu punën sa më parë”, tha ai.
Seanca konstituive nis pas pak./Indeksonline/

