17:02 / E Enjte, 08 Mars 2018 / indeksADMonline

Veton Surroi primitiv, nuk u ndanë pronë ish-gruas dhe vajzave (Foto)

Familja Surroi, jorrallëherë shfaqen si model i një familjeje moderne.

Por, si duket e vërteta qëndron shumë më ndryshe.

Rexhai Surroi, një politikan projugosllav dhe diplomat në ish-Jugosllavi, mësohet se pasurinë ia kishte lënë zyrtarisht vetëm djalit, Vetonit, por jo edhe vajzës së vetme, Flakës.

Dikur kur Veton Surroi kishte provuar t’i lartësojë gratë e familjes Surroi, për mentalitetin e tij patriarkal ishte akuzuar edhe nga vetë ish-gruaja e tij, Afërdita Devaja, tash Afërdita Dickinson.

Ish-gruaja e kishte akuzuar Surroin për neglizhencë të vajzave që i kanë nga martesa e parë dhe për shkelje të ligjit për pronën.

Duke iu referuar një shkrimi me titull “Veton Surroi i thur lavde grave të familjes, e harron një”, ish-gruaja e Surroit kishte postuar në Facebook të saj porosinë: “E harron një? I harron tre. Ai i ka dy vajza, një që ka diplomuar në shkollën më të mirë juridike në Gjermani dhe tjetrën që ka bërë një dokumentar të njohur ndërkombëtarisht. Siç thotë titulli, ai e ka pasur një bashkëshorte që e ka financuar atë dhe familjen e tij gjatë 1990ave. Le të shpjegon se si besimi i tij në drejtat e grave dhe fuqizimin e tyre si dhe në sundimin e ligjit mund të krahasohen me veprimet e tija sa i përket ligjit për ndarje të pronave…”, kishte shkruar ajo.

Ndonëse gjithmonë në publik shfaqet si i emancipuar, tash kur ka bërë perandori mediale dhe pasuri marramendëse, Surroi si duket ka nisur t’i shërojë edhe komplekset e tij.

Duke mos u ndjerë rehat, në prag të pleqërisë ai ka mbjellë edhe flokë artificiale në kokë.

Ndërsa, bashkëshorten e tashme e ka rreth 20 vjet më të re në moshë.

Temat: