Vetoni asiston, Ylli shënon – barazohet rezultati në derbin e Norvegjisë

Skuadra norvegjeze, Viking ka arritur ta barazoj rezultatin në derbin e Norvegjisë kundër Valerengas.
Rezultatin e barazoj futbollisti i kombëtares së Kosovës, Ylldren Ibrahimaj në minutën e 71-të, transmeton Indeksonline.
Asistimin e bëri kosovari tjetër, Veton Berisha, vëllai i Valon Berishës.
Në ekipin e Valerengas po luan startues mesfushori kosovar, Herolind Shala i cili ka bërë një asistim në këtë ndeshje./Indeksonline/