Vetplagoset i mituri me AK-47

Një i mitur nga fshati Pridvoricë e Zubin Potokut është vetplagosur me AK-47 të merkurën.
Policia ka njoftuar se i mituri është lënduar në rrethana ende të panjohura me armë zjarri, transmeton IndeksOnline.
Viktima është duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës së Veriut.
Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë AK 47 e cila dyshohet se mund të jetë përdorur në rast.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet./IndeksOnline/