75 Mall Live Search
10:31 / E Premte, 12 Qershor 2026 / S Z

Vetplagoset me armë zjarri një person në një lokal në Lipjan, policia jep detaje

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së enjtes në një lokal në Lipjan, pas një incidenti me armë zjarri.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 22:00 , ku  fillimisht është raportuar se një person është vetplagosur me armë zjarri, raporton Indeksonline.

I dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia njofton se në vendin e ngjarjes është sekuestruar një pistoletë. Me urdhër të prokurorit, është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, ndërsa hetimet lidhur me rrethanat e incidentit janë duke vazhduar.

“Është raportuar se një person është vetplagosur me armë zjarri. I dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është sekuestruar një pistoletë, ndërsa në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe vazhdon të trajtohet në gjendje të lire”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/