Vetplagoset një person në Podujevë

Raportohet se në fshatin Katunishtë të Podujevës është vetplagosur një person.
Të dyshuari i kishte shkrepur arma e zjarrit dhe si pasojë ishte plagosur në këmbë.
Ai është dërguar në QKMF në Podujevë për tretman mjekësor, pastaj edhe në QKUK.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit është sekuestruar një pistoletë me pesë fishekë e cila dyshohet se ishte përdor në rast.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet. /Indeksonline/