Vettel përfundon i pari por Hamilton fiton garën
Lewis Hamilton ka fituar garën në Çmimin e madh të Kanadasë që u zhvillua gjatë kësaj mbrëmje.
Piloti i Mercedes del i pari edhe pse garën e rregullt e përfundoi pas Sebastian Vettel. Gjermani i Ferrarit u penalizua me pesë sekonda pas një kyçje të rrezikshme në pistë që bëri ta humb garën.
I treti në Kanada përfundoi piloti tjetër i Ferrarit, Leclerc.
Botas përfundoi i katërti ndërsa pas tij u rendit Verstapen i Red Bull.
Ndalesa tjetër e Formula 1 është Çmimi i madh i Francës që zhvillohet me 23 qershor në pistën e “Paul Ricard”. /IndeksOnline/
