16:15 / E Diele, 23 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vettel shkruan letrën e fundvitit, ka një premtim të madh për Ferrarin

Nënkampioni i Formula 1, Sebastian Vettel ka shkruar një letër për fundvit.

Piloti i Ferrarit, i cili nuk arriti të ndal dominimin e Hamilton ka premtuar se në vitin 2009 do të sjellë titullin në Maranello.

Kjo është letra e tij për fundvit:

Ju falënderoj të gjithëve për gjithçka. Edhe pse nuk arritëm dot të sjellim titullin botëror në Maranello, mund ta themi me zë të lartë që dhamë maksimumin, e duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Duhet të përveshim mëngët, të përpiqemi të komunikojmë më mirë mes nesh, me besim e vlerësim reciprok. Të ndihmojmë njëri-tjetrin për gjithçka. Vetëm duke punuar si një skuadër e fortë dhe e bashkuar mund ta bëjmë hapin tjetër.
Ju premtoj se për vitin 2019 do të jap gjithçka mundem për të arritur objektivin tonë madhor.
Ju uroj të gjithëve më të mirat e faleminderit shumë, Sebastian!.