Vetteli nuk kthehet në Formula 1, Mercedesi zbulon dy kandidatët për ta zëvendësuar Hamiltonin

Mercedesi është duke kërkuar me ngulmë zëvendësuesin e Lewis Hamilton, i cili gjatë sezonit të ri 2025 do të transferohet te Ferrari.
Sebastian Vettel ishte diskutuar si një kandidat i mundshëm për ta zëvendësuar ish-kampionin e botës, por duket se gjermani nuk e ka ndërmend të rikthehet në Formula 1 – ku ishte pensionuar gjatë vitit 2022, shkruan Indeksonline
Edhe shefi i Mercedes, Toto Wolff nuk e parasheh Vettelin si opsion, kurse si dyshe kryesore pritet të jetë Max Verstappen dhe Fernando Alonso.
“Ne duhet të vendosim a na duhet një i ri apo me përvojë. Merecedes dëshiron një pilot që mund t’i jap shtysë, veçanërisht zhvillimit të makinës në gara”, u shpreh Wolff
Kujtojmë që për tri vite radhazi, ekipi gjerman (Mercedes) nuk është pretendent për titull kampion bote, pasi Red Bulli dhe Ferrari shihen si favoritët kryesor./Indeksonline/