75 Mall Live Search
10:36 / E Mërkurë, 29 Qershor 2022 / A. M.

VETTING-u/ Kurti takon kryetarin e PDK-së

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka takuar kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi.

Takimi është mbajtur në hapësirat e Kuvendit të Kosovës ku temë e diskutimit mes tyre ishte Vettingu.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u kanë dërguar ftesa gjithë liderëve të partive opozitare.

Ministrja Haxhiu është zotuar se vettingu do të mbyllet brenda mandatit të saj.

Sipas saj, reforma në drejtësi kërkon unifikim politik, prandaj u shpreh se bashkë me Kurtin kanë planifikuar takime me partitë opozitare.

“Ne planifikojmë që së bashku me kryeministrin që t’i takojmë grupet opozitare fillimisht që t’i njoftojmë ata edhe për planifikimet që i kemi në raport me procesin dhe t’i ftojmë në qoftë se kanë çështje që mendojnë që duhet t’i adresojnë që ta bëjnë ata. Është e vërtetë që nuk është praktikë që ende pa u përmbyllur hartimi i dokumenteve pranë ministrive të japin kontribut partitë opozitare, sepse pastaj kontributi i tyre jepet në Kuvendin e Kosovës, mirëpo duke marrë parasysh ndjeshmërinë e procesit dhe domosdoshmërinë për ta përmbyllur me sukses këtë proces ne do t’i ftojmë subjektet opozitare në takime”.