Vetullat perfekte në kushte shtëpiake
Për shumë vite, vetullat preferoheshin të holla, por tani të gjithë po përpiqen t’i kenë sa më të plota, të dendura e me formë.
Vetullat kanë fuqinë të ndryshojnë të gjithë pamjen e fytyrës suaj dhe fatkeqësia jonë e madhe është se ndonjëherë nuk jemi as të vetëdijshëm se sa të rëndësishme janë.
Disa gjëra nuk mund t’i rregullojmë as me ndihmën e grimit, pa marrë parasysh se sa gjatë tentojmë.
Pse është i rëndësishëm rigjenerimi dhe kujdesi i vetullave?
Vetullat kanë aftësinë të rriten më shpejt se flokët. Duhet t’i mirëmbani dhe trajtoni njëlloj si flokët tuaj. Por, ndonjëherë edhe kujdesi i tepërt i tyre, si abuzimi me preparate të ndryshme, mund t’i rrallojë qimet.
Edhe në qoftë se nuk keni nevojë të trashni vetullat, këto trajtime janë shumë të dobishme, sepse gradualisht me kohë ushqejnë dhe mirëmbajnë vetullat në formë të përsosur. Me këto trajtime ju detoksifikoni folikulat e qimeve dhe eliminoni toksinat nga lëkura. Mund të bëni edhe “peeling” të butë për forcimin e qimeve. Nuk ju duhet shumë kohë që t’i aplikoni këto trajtime dhe vetullat tuaja pa dyshim do t’ju jenë mirënjohëse.
Përgatitja
Pastroni mirë furçën për vetulla ose atë të rimelit dhe me të aplikoni përzierjen, kremin apo vajin. Ne ju rekomandojmë tri lloje trajtimesh: çajra bimorë, vajra natyrore, si dhe lëvorja e limonit. Është gjithashtu e rëndësishme, që të krihni dhe shkurtoni qimet e vetullave një herë në javë.
Çaji Bimor – Për rigjenerimin e vetullave, çaji i gjelbër është i shkëlqyer. Vendosni një lugë gjelle me gjethe jeshile në një gotë me ujë dhe lëreni të vlojë për rreth 15 minuta. Hiqeni nga të nxehtit, mbulojeni me diçka dhe lëreni të ftohet. Merrni një shkop pambuku për veshë dhe lejoni që të përthithë ujin e vluar me çaj të gjelbër e më pas lyeni vetullën në drejtim të rritjes së qimeve. Aplikoni disa herë kështu dhe mos i shpëlani vetullat. Lëreni që të thahet vetvetiu në mënyrë natyrale. Kështu, stimuloni folikulat e qimeve dhe forconi rrënjët. Por, mbani mend se për rezultate duhet të prisni 2 deri 3 muaj.
Vajra natyrore – Për rigjenerimin e flokëve, më të mirë janë vaji i bajameve, ullinjve dhe vaji i ricinit. E njëjta gjë vlen edhe për vetullat. Këto vajra ushqejnë qimet dhe forcojnë rrënjët e saj. Depërtojnë në lëkurë, si dhe forcojnë qimet nga brenda.
Përdorni një nga këto vajra, aplikojeni atë dhe krihini vetullat çdo natë para gjumit. Në mëngjes shpëlajini dhe pastrojini ato.
Lëvorja e limonit – Përzieni dy lugë me lëvore limoni, si dhe një lugë çaji vaj ulliri dhe lëreni të veprojë për 5 ditë. Pasi të jetë gati përzierja, aplikoni një sasi të vogël të kësaj përzierjeje me një furçë të vogël ose me gishta. Lëreni për disa orë dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Përsëriteni çdo ditë, për dy javë rresht dhe do të vëreni menjëherë ndryshimin.