75 Mall Live Search
15:24 / E Hënë, 17 Tetor 2022 / AR

Vetullat rozë, ky është mesazhi i fortë që përcolli deputetja kosovare përmes “look-ut” special

Deputetja kosovare që e shfrytëzon kreativitetin e artistes, Adriana Matoshi ka marrë vëmendje me dukjen e saj.

Edhe pse shpesh kritikohet për paraqitjet e saj, secila veshje dhe look ka një mesazh. Së fundmi u përfol për vetullat rozë duke u quajtur “trend” i ri, por mbrapa kësaj qenka një mesazh i fortë.

Ajo ka vendosur t’i bëj vetullat rozë për shkak se jemi në muajin tetor, dhe ky muaj njihet si muaj i ndërgjegjësimit dhe vetëdijesimit kundër kancerit të gjirit.

“Muaji rozë, muaji i ndërgjegjësimit dhe vetëdijesimit kundër kancerit të gjirit”, shkroi në mbishkrimin e imazhit, ku ka vënë në fokus paraqitjen e saj./Indeksonine/