14:31 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

Vetura 25 mijë euro e deputetes, Duda Balje

Për Agjencionin Kundër Korrupsionit (AKK), pasurinë e saj e ka deklaruar edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje.

Balje, në pronësi të bashkëshortit e ka deklaruar një shtëpi në vlerë 150 mijë euro, deri në emër të saj një banesë në vlerë 80 mijë euro, shkruan IndeksOnline.

Tutje, ajo ka deklaruar edhe dy lokale, njëri në vlerë 200 mijë euro, e tjetri në vlerë 80mijë euro.

Balje, drejton një veturë të tipit “Audi A4”, të blerë 25 mijë euro, në vitin 2019, derisa bashkëshorti i saj një “Toyota”, në vlerë 17 mijë euro.

Deputetja Balje, ka deklaruar edhe për paratë e gatshme të mbajtura në institucione financiare. /IndeksOnline/