09:43 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vetura me targa 3Z s’respekton shenjat, rrezikon punëtorët në rrugë

Shoferët e veturave zyrtare të Republikës së Kosovës po del se nuk i njohin shenjat e komunikacionit, shkruan Indeksonline.

Në një video që ka siguruar Indeksonline vetura me traga 3Z s’ ka respektuar shenjat e komunikacioni,t duke i vënë në rrezik punëtorët që gjindeshin në rrugë.

Njëra korsi në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë ishte e mbyllur për qarkullim për shkak të punëtorët që po pastronin pjesën ndarëse gjelbëruese të magjistales.

Por, automjeti me targa 3Z është parë duke kaluar andej ndonëse për mbylljen e asaj korsie ishin vendosur edhe piketat (konat_./Indeksonline/