Vetura 3Z shëtitet lirshëm të dielën në magjistralen Istog-Pejë
Pavarësisht që vazhdimisht publikohen rastet kur zyrtarët në Kosovë vazhdojnë ti thyejnë rregullat, duke i keqpërdorur veturat zyrtare, askush nuk po ndërmerr asgjë në këtë drejtim
Përveç që ato i keqpërdorin jashtë orarit, këto vetura po shfrytëzohen nga zyrtarët edhe ditëve të vikendit.
Një veturë zyrtare 3Z është parë sot gjate orëve të mbrëmjes në magjistralen Istog -Pejë, derisa qarkullonte në këtë rrugë./Indeksonline/
