75 Mall Live Search
18:32 / E Martë, 09 Mars 2021 / OSH

Vetura 3Z vozitet 170km/h në autostradën Podujevë-Prishtinë

Një veturë zyrtare me tabela 3Z ka thyer sot rregullat e komunikacionit në autostradën Podujevë-Prishtinë.

Një në video që kanë dërguar lexuesit e IndeksOnline shihet se shoferi i veturës zyrtare nuk iu ka përmbajtur rregullave të komunikacionit, duke vozitur në 170 km/h, ndërsa shpejtësia e lejuar është 120 km/h.

Kjo video është xhiruar sonte, e martë, në autostradën Prishtinë-Podujevë, e cila ka marrë rrugën për në dalje të Gjilanit.

Nuk janë të rralla këto raste kur veturat zyrtare voziten me shpejtësi të madhe duke thyer rregullat e komunikacionit dhe pas orarit të punës./IndeksOnline/