Vetura bie në lum, një i vdekur dhe një i lënduar afër Prizrenit

Një person ka vdekur dhe një tjetër ka marrë lëndime trupore në një vetaksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Reqan të Prizrenit.
Policia e Kosovës ka thënë se aksidenti ka ndodhur në kilometrin e parë në drejtim të fshatit Lubinjë e Epërme.
“Vetura ka humbur kontrollin duke mos u përshtatur me kushtet e rrugës dhe ka rënë në një lumë nga një lartësi rreth 30 metra. Për pasojë ka vdekur pasagjeri i moshës rreth 70-vjeçe, ndërsa shoferi është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është në gjendje stabile”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vendin e aksidentit kanë dalë njësitet përkatëse të policisë të cilat po merren me rastin./IndeksOnline/