09:06 / E Enjte, 24 Qershor 2021 / AR

Vetura bie në lumin e Moravës, një i vdekur dhe tre të lënduar

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Gjilan. Një veturë ka rënë në lumin e Moravës në Gjilan.

Sipas burimeve të “Indeksonline”,  nga ky aksidnet një femër nga Shqipëria ka vdekur, ndërsa tre persona tjerë janë lëndëruar.

Të gjithë janë shtetas të Shqipërisë. Tani për tani nuk dihen arsyet që kanë çuar deri tek aksidenti.

“Indeksonline”, do t’iu mbajë të informuar për këtë rast. /IndeksOnline/