75 Mall Live Search
23:39 / E Diele, 06 Janar 2019 / indeksADMonline

Vetura del nga rruga dhe rrokulliset, godet rrethojat e oborrit në Pejë

Një vetaksident ka ndodhur para pak minutash në qytetin e Pejës, përkatësisht afër shkollës ekonomike.

Lexues të portalit Indeksonline kanë dërguar pamje të këtij aksidenti, ku shihet vetura që ka dal nga rruga.

Sipas fotove, shoferi humbi drejtimin dhe devijoi rrugën duke goditur rrethojat e një oborrit.

Ekipet policore kanë dal në vendin e ngjarjes, derisa nuk raportohet për të lënduar. /Indeksonline/