14:41 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

Vetura diplomatike bllokon trotuarin, prindi me karrocë vetëm të “fluturojë”

Nuk janë të rralla rastet kur trotuaret bllokohen nga vetura si civile ashtu edhe ato zyrtare.

Një pamje e njëjtë ka ndodhur edhe në trotuarin përgjatë Rrugës B në Prishtinë, ku një veturë me tabela diplomatike ka vështirësuar kalimin e këmbësoreve.

Një prind i cili ka dërguar fotografinë në redaksinë e Indeksonline tregon se është detyruar të përdor rrugën e veturave për të kaluar në anën tjetër.

Ai nuk ka mundur të ec lirshëm së bashku me fëmijën në karrocë në vendin e përcaktuar për të dhe këmbësorët tjerë. /IndeksOnline/