75 Mall Live Search
13:04 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vetura diplomatike qe tri orë e parkuar në trotuar pengon këmbësorët

Parkimi i veturave qoftë civile apo zyrtare, është dukuri të cilën e hasim çdo ditë nëpër rrugët e Kosovës.

Një rast i tillë ka ndodhur sot në rrugën B në kryeqytet, por që dallon nga herët tjera.

Lexues të portalit Indeksoline kanë dërguar fotografi, ku shihet një veturë me targa diplomatike e parkuar në mes të trotuarit.

E kjo nuk është më e keqja. Vetura sipas lexuesve, ka tri orë që është parkuar aty dhe po pengon qarkullimin e këmbësorëve, të cilët nuk po mund të ecin lirshëm në trotuar.

Shikoni pamjet e veturës që ka bllokuar shtegun për këmbësorët në kryeqytet. /Indeksonline/