Vetura diplomatike shkelë rregullat në komunikacion
Një veturë me targa diplomatike (CD) është parë sonte teksa bënte shkelje të rregullave në komunikacion.
Lexues të Indeksonline ka dërguar video të veturës e cila shihet duke qarkulluar në korsinë e rezervuar për autobus.

Rasti ka ndodhur nga Verentiku deri në hyrje të Prishtinës. Veturat me targa diplomatike edhe në të kaluarën janë kapur nga kamerat duke lëvizur rrezikshëm në rrugët e Kosovës./Indeksonline/