Vetura e blinduara të qeverisë gjermane përfundojnë tek një shqiptar

Qeveria gjermane tash e disa vite vendos që të bashkëpunon me firmën në pronësi të shqiptarit për kalimin e veturave të blinduara të firmës së njohur Audi kryesisht A8, por edhe të markave tjera të njohura gjermane.
Pasi prodhuesit e njohur gjerman të veturave paraqesin veturat e reja të blinduara të cilat i merr në shfrytëzim qeveria gjermane ato më pas, pas 2-3 vite kalojnë tek një shqiptar, tek pejani Dardan Nikqi.
Më pas firma shqiptare me seli në Quakenbrück “Auto Zentrum” ka të drejtën ekskluzive nga qeveria gjermane që këto vetura të shiten për tregun global e shumica e tyre tashmë janë shitur në Ballkan, ku institucione të ndryshme si, Policia, Ambasada apo konsull të ndryshme nga gjithë vendet e ballkanit janë furnizuar nga firma e shqiptarit në Gjermani, por nuk kanë munfuar edhe blerësit privat.