75 Mall Live Search
09:41 / E Martë, 14 Nëntor 2023 / L K

Vetura e djegur në Leposaviq është e nënkryetares së komunës

Është djegur një pjesë e veturës së nënkryetares së Leposaviqit Dragana Miletiq.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës. Veton Elshani e ka konfirmuar rastin e djegies së veturës.

“E kemi një rast në Komunë të Leposaviqit. Një pjesë e një veture është kapluar nga flakët”, tha Elshani.

Mësohet se rasti mund të ketë lidhje me veprimtarinë e saj politike, por që nuk ka të bëj me targat./Indeksonline/