75 Mall Live Search
14:52 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

Vetura e djegur në Pejë – e një pjesëtari të policisë

Më 4 janar të këtij viti, rreth orës 20:30, në rrugën “Ndue Bytyçi” në Pejë, një veturë që gjendej e parkuar ishte kapluar nga zjarri.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë treguar se vetura e djegur ishte e një pjesëtari të njësisë speciale të Policisë së Kosovës.

Njësitet policore menjëherë kanë reaguar në vendngjarje, së bashku me njësitin e zjarrfikësve, për të ndërmarrë veprimet e nevojshme, lokalizimin e zjarrit dhe shikimin e vendit të ngjarjes.

Hetuesit rajonalë DRP Pejë, kanë ndërmarrë veprime hetimore intensive për të zbuluar të gjitha rrethanat e zjarrvënies dhe kryesin e mundshëm të kësaj vepre, ku më 14 janar 2020 është arritur të arrestohet i dyshuari D. G. (1983).

Me aktvendim mbi ndalimin, të lëshuar nga prokurori i shtetit, i dyshuari ndalohet për 48 orë në lokalet e ndalimit pranë stacionit policor në Pejë.

Burimet e IndeksOnline thonë se policia është në kërkim të një personi tjetër i cili mund të jetë i përfshirë në këtë rast./IndeksOnline/