75 Mall Live Search
21:19 / E Hënë, 21 Prill 2025 / FR

Vetura e godet motoçikletën në Gjakovë, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:40 në fshatin Morinë të Gjakovës.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhë një motoçikletë.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ku njoftoi se ja mbetur i lënduar ngasësi i motoçikletës.

Elezaj, bëri të ditur se i lënduari si pasojë e lëndimeve është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Në fshatin Morinë në Gjakovë rreth orës 13:40 një veturë dhe një motoçikletë  janë përfshirë në aksident trafiku. Përveç dëmeve  materiale një person (ngasësi i motoçikletës) ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.”, tha Elezaj./IndeksOnline/