Vetura e godet një këmbësor në Prishtinë, Policia jep detaje
Një këmbësor është goditur nga një veturë sot rreth orës 12:00 në rrugën “Agron Rrahmani” në Prishtinë. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pranuar tretman mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili tha se me rastin po merret njësia e Trafikut të Kryeqytetit.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Agron Rrahmani” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, tha Pllana.

