75 Mall Live Search
23:45 / E Shtunë, 01 Nëntor 2025 / F.R

Vetura e godet një këmbësore në Fushë Kosovë, policia jep detaje

Një grua është goditur nga një automjet në Fushë Kosovë, rreth orës 22:00.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku ka bërë të ditur se këmbësorja është dërguar për trajtim mjekësor.

“Si pasojë e aksidentit është lënduar këmbësorja, e cila menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor,” ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut.