75 Mall Live Search
10:05 / E Diele, 18 Janar 2026 / B XH

Vetura e godet një këmbësore në Prishtinë – përfundon në spital me lëndime trupore

Një këmbësore është goditur nga një veturë gjatë ditës së djeshme në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë.

Siç njofton Policia e Kosovës, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të pakujdesisë nga ana e shoferit të veturës.

Për pasojë, këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor në QKUK.