75 Mall Live Search
13:35 / E Shtunë, 26 Janar 2019 / indeksADMonline

Vetura e godet pronarin e skuadrës angleze, ata luajn për fitore sot në orën 16:00

Skuadra angleze, Port Vale sot do të luaj për fitore për të nderuar pronarin e saj, Norman Smurthwaite.

Pronari i skuadrës angleze është goditur me makinë mbrëmë duke u dërguar me urgjencë në spital.

“Port Vale mund të konfirmojë se kryetari Norman Smurthwaite, ishte përfshirë në një aksident rrugor si një këmbësor në mbrëmjen e premtës. Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë” thuhet në njoftimin e skuadrës.

Port Vale përballet sot me Carlisle në kuadër të ligës dhe ka shansin ta nderojë pronarin me një fitore./Indeksonline/