Vetura e komunës për pak i shpëton aksidentit në dalje të Prishtinës
Keqpërdorimi i veturave zyrtare vazhdon të ndodhë me avazin e njëjtë.
Një veturë zyrtare e njërës prej komunave të rajonit të Prishtinës mbrëmë për pak sa nuk është përplasur me një autobus si pasojë e tejkalimit të rrezikshëm.
Rasti ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan, konkretisht në Hajvali të Prishtinës.
Lexues të Indeksonline kanë dërguar video përkitazi me këtë ngjarje e cila fare lehtë ka mundur të përfundojë me fatalitet.
Vetura me tara 01Z që i përket njërës prej komunave të Kosovës në video shihet se si ka hyrë në tejkalim./Indeksonline/