Vetura e kryetarit Rugova shkel rregullat në trafik!
Vetura e kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova është parë sot në mëngjes duke shkelur rregullat në trafik.
Ajo është filmuar sot teksa futet në rrugën njëkahëshe në qendër të Istogut.
Një lexues i Indeksonline ka dërguar videon e veturës së kryetarit Rugova e cila shihet qartë teksa bënë shkelje të rregullave në komunikacion.
Në pamje nuk vërehet nëse atë ishte duke e ngasur vet Rugova apo shoferi i tij./Indeksonline/