14:32 / E Martë, 08 Qershor 2021 / k.v

Vetura e Kuvendit bllokohet në parking te “Kafet e Vogla”

Një veturë me targa 2Z e Kuvendit të Kosovës është bllokuar nga punëtorët e “Prishtina Parking” te “Kafet e Vogla” në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.

Asaj i janë vendosur bllokuesit dhe për këtë ngasësi duhet të paguaj gjobën.

Sipas punëtorëve të “Prishtina Parking”, bllokuesit u vendosen në goma veturave për shkak të mos pagesës ose për shkak të qëndrimit më tepër se dy orë në të njëjtin vend./IndeksOnline/