09:43 / E Martë, 03 Gusht 2021 / OSH

Vetura e mërgimtarit përfshihet në aksident trafiku në hyrje të Fushë Kosovës

Aksidente trafiku janë shpeshtuar ditëve të fundit. Kjo duke pasur parasysh edhe numrin e madh të veturave që janë pjesë e trafikut në këto ditë të nxehta vere, raporton IndeksOnline.

Këtij numri të madh të veturave padyshim që i kanë kontribuar edhe mërgimtar të cilët këtë vit kanë ardhur në numër të madh në Kosovë.

Ndërsa mëngjesin e sotëm një veturë e një mërgimtarit është përfshirë në një aksident trafiku në hyrje të Fushë Kosovës, rrugë kjo mjaftë e ngarkuar gjatë tërë vitit.

Dy veturat shihet të ketë dëme materiale.

Në fotot më poshtë shihen edhe kolonat dhe tollovia që është krijuar në trafik.

IndeksOnline ju sjell pamje: