75 Mall Live Search
12:22 / E Diele, 09 Qershor 2019 / indeksADMonline

Vetura e parë e fluturimit në botë arrin në Barcelonë

Ëndrra e të gjithë shoferëve është gati për t’u realizuar. Ata do të kalojnë trafikun duke ngarë një veturë fluturuese .

Prodhuesi i veturave holandeze Pal-V, do të prezantojë ” Liberty Pioneer “më 11 maj,  e projektuar për t’u përdorur lirshëm në rrugë publike.

“Nuk është një shpikje shkencore, por një produkt i sigurt dhe i respektueshëm ndaj ligjeve të shumicës së vendeve në botë”, -sigurojnë prodhuesit.

Vetura e paraqitur nga kompania holandeze, teknikisht, është një girokopter në krahasim me helikopterët normalë, të cilët lëvizin nga helika e sipërme. Ky lloj automjeti merr goditjen kryesore nga një helikë e pasme e lidhur drejtpërdrejt me motorrin.