19:13 / E Martë, 24 Janar 2023 / k.v

Vetura e policisë fundoset në ujë, intervenon shpejt FSK-ja (Video)

Një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës është fundosur në ujë afër Lipjanit, raporton IndeksOnline.

Policët kanë arritur të dalin nga vetura e cila më pas është larguar nga uji me ndihmën e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme ndërsa për fat të mirë asnjë zyrtar policor nuk është lënduar.

Në ndihmë policëve përveç FSK-së i kanë dalë edhe qytetarët./IndeksOnline/