Vetura e Policisë goditet në Zubin Potok gjatë ndjekjes së një kamioni që kishte hyrë ilegalisht nga Serbia

Njëësitet policore të Kosovës në Zubin-Potok janë penguar dje nga disa qytetarë, derisa ishin në ndjekje të një kamioni që kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, një person me veturën e tij ka goditur veturën zyrtare të Policisë së Kosovës.
Për këtë incident nuk është raportuar për të lënduar e as të arrestuar, teksa rasti vazhdon të hetohet.
“Zubin-Potok (NN) 10.12.2020-17:26. Është raportuar se disa qytetarë i kanë penguar zyrtarët policorë derisa ishin në ndjekje të një kamioni, i cili dyshohet se kishte kaluar kufirin ilegalisht Serbi- Kosovë. Ndërsa një person tjetër i dyshuar i panjohur me veturën e tij e ka goditur veturën zyrtare të PK-së. Nuk raportohet për lëndime në njerëz e as të arrestuar. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.