Vetura e Policisë përfshihet në aksident, lëndohet polici

Një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës është përfshirë në një aksident komunikacioni sot në Prishtinë, ku për pasojë një polic ka mbetur i lënduar.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 15:30 në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person ka pranuar trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka bërë të ditur për IndeksOnline zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë Flora Ahmeti.