18:48 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / Blerim

Vetura e policisë shkakton aksident në lagjen Veternik të Prishtinës

Një veturë e Policisë së Kosovës ka shkaktuar aksident në komunikacion në Veternik të Prishtinës. Vetura e policisë e ka  goditur nga pas një veturë civile të tipit “Range Rover”.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës ku edhe ka dhënë detaje.

“Me datën 28.10.2020 rreth orës 17:40 në rrugën Prishtinë-Ferizaj, në Veternik, është shkaktuar një aksident me dëme materiale, në mes të dy automjeteve, 1)Automjete Range Rover dhe 2)Automjeti Shkoda Rapid.

Në vend të ngjarjes ka dalë njësia e hetimeve rajonale të trafikut dhe janë duke kryer hetime të nevojshme lidhur me shkaktarët e aksidentit dhe rrethanat tjera në aksident”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Indeksonline ka siguruar foto nga vendi i aksidentit.