15:35 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

Vetura e Policisë shkel rregullat e komunikacionit në Prishtinë [Foto]

Një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës gjatë ditës së sotme ka shkelur rregullat e komunikacionit në Prishtinë, saktësisht tek lagjja “Ulpiana”.

Sipas një lexuesi të “Indeksonline” që ka dërguar foto në redaksi shohim se si vetura në fjalë është e parkuar në vend të gabuar, afër kontejnerëve dhe vendparkingut që është i rezervuar për taksista.

Lexuesi në fjalë që ka dashur të mbetet anomim tregon se për disa minuta kjo veturë ka bllokuar trotuarin, me ç’rast ka penguar këmbësoret që të kalojnë aty pari.

Më poshtë shikoni pamjet:

/Indeksonline/