Vetura e Qeverisë parkohet në vendin e dedikuar për personat me aftësi të kufizuar
Jo rrallë herë kemi parë e në media është shkruar për keqpërdorimin e veturave zyrtare.
Të parkuara vend e pa vend, të furnizuara me gjëra personale, e madje duke shëtitur edhe në autostrada gjatë vikendeve, raste këto të shpeshta tashmë, shkruan Indeksonline.
Ndonëse janë në “llupën” e qytetarëve dhe mediave duket se personat zyrtar që vozitin këto vetura nuk e kanë shumë problem të vazhdojnë të thyejnë rregulla.
Edhe ky ngasës i kësaj veture, ka bërë shkelje, i cili makinën e ka “rehatuar” në vendin ku i dedikohet personave me aftësi të kufizuar.
Të paktën ky zotëri e ka marrë mundin ta parkojë diku veturën e jo ta bllokojë ndonjë trotuar apo hapësirë publike./Indeksonline/
