75 Mall Live Search
10:04 / E Hënë, 05 Qershor 2023 / k.v

Vetura e rrokullisur u përfshi në flakë, të aksidentuarit në gjendje të rëndë (Video)

Policia ka njoftuar se dy personat e lënduar dje në aksidentin e ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

IndeksOnline kishte raportuar se vetura pasi ishte rrokullisur, e njëjta ishte kapluar nga zjarri, mirëpo kalimtarët e rastit kishin arritur ti nxjerrin të aksidentuarit në kohë të shpejtë.

“Në autostradën “Ibrahim Rugova”, të dielën në mesditë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit vetura është djegur tërësisht dhe lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjere femër shtetase e Shqipërisë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Aksidenti ka ndodhur në mes të Prizrenit dhe Suharekës ndërsa rasti po hetohet nga njësiti i trafikut./IndeksOnline/